ASH: Kosova nuk mund të përjashtohet nga “Minishengeni Ballkanik” apo nga çfar do marrëveshje tjetër rajonale!

 ASH: Kosova nuk mund të përjashtohet nga “Minishengeni Ballkanik” apo nga çfar do marrëveshje tjetër rajonale!

Nga Aleanca për Shqiptarët në një prononcim për Zhurnal thonë se në përgjithësi janë për marreveshje bashkëpunimi dhe forcim të raporteve bilaterale mes shtete fqinjë.

Por sipas zëdhënësit të kësaj partie, Flakron Bexheti, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk është dashur të pranojnë një marrëveshje të tillë pa e njohur Serbia Kosovën si shtet të pavarur.

“Megjithate Shqipëria por edhe Maqedonia e Veriut ku 1/3 e popullsisë e saj është popullësi shqiptare, nuk është dashur të pranojnë një marrëveshje të tille pa u zgjedhur çështja e Kosovës, rrespektivisht pa e njohur Sërbia Kosovën e cila kufizohet me këto shtete dhe nuk mund të përjashtohet nga minishengeni ballkanik, apo cfardo marrëveshje tjetër rajonale”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com