ASH: Qeveria të dorëhiqet dhe të shpallen zgjedhje të reja

 ASH: Qeveria të dorëhiqet dhe të shpallen zgjedhje të reja

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se dikush duhet të paguan çmimin e këtij e këtij zgjënjimi, pasi që partia e tij i ka dhënë përkrahje qeverisë së re, ndryshimit në vitin 2017 duke paguar çmim të rëndë. Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev dhe të shpallen zgjedhje të reja, duke thënë se zgjedhjet mund të mbahen në janar ose shkurt, nëse vendoset që të shpërbëhet Kuvendi i Maqedoni.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi shumë të dëshpëruar, jo me BE-në por me faktorin politik në Maqedoni. Problemi nuk është në BE por problemi është në Maqedoni, këtu brenda. Me sjelljen e Qeverisë në e kemi merituar këtë epilog. Dikush duhet të paguaj çmimin e dështimit dhe dëshpërimit të qytetarëve. Ky çmim është që kryeministri të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme” ka thënë Sela.

Sela poashtu ka pranuar ftesën nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski për takimin e liderëve për ditën e diel, duke konfirmuar se do të jetë prezent.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com