ASH-Saraj: Vazhdojnë skandalet e funksionarëve të Bdi-së edhe në Saraj

 ASH-Saraj: Vazhdojnë skandalet e funksionarëve të Bdi-së edhe në Saraj

Aleanca për Shqiptarët – Dega Saraj reagon lidhur me emërimin e Zv. Drejtorit të Fondit të rrugëve Isni Jakupi nga rradhët e BDI-së i cili në periudhën që ka qenë Drejtor në Fondin Pensional ka keqpërdor miliona euro, përcjell albmania.info
Në vijim reagimi i plotë i ASH-Dega Saraj:

“Reagojm lidhur me emërimin e zv. drejtorit të fondit të rrugëve nga ana e qeverisë të Kryetarit të degës së Bdi-së në Saraj Isni Jakupi! Bdi-ja e së ardhmes me kuadro të vjetër dhe të korruptuar ku njëri jep dorheqje për skandal koruptiv rasti i Asim Musait, ndërsa tjetri emërohet po i njëjti i koruptuar në periudhën si drejtor i fondit penzional ku jan plaçkitur miliona euro.
Isni Jakupi përmendet edhe te bombat e El Chekës ku vet kryetari Ahmeti dhe Musa Xhaferi bisedojn për at funksionarin nga Shkupi i Sarajit ku e pranojn se fort është hyr në krim dhe korupsion, bdija për çdo dit ka nga një skandal korruptiv si në pushtetin qendror ashtu edhe në at lokal prandaj edhe fundi i saj dita ditës po afrohet drejt dërgimit në opozit duke u pastruar nga kuadrot e kapur nga shteti për krim dhe korupsion duke ardhur nën drejtimin e saj njerëz të ndershëm që nuk kan pasur bagazh politik negativ”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët – Dega Saraj!/albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com