ASH – Tetovë themelon nëndegën e saj në fshatin Bozofcë

 ASH – Tetovë themelon nëndegën e saj në fshatin Bozofcë

Sot Aleanca për Shqiptarët dega në Tetovë formoi nëndegën e saj në fshatin Bozovcë.

Para të pranishmëve, antarëve dhe simpatizantëve të ASH-së në këtë fshat të Malsisë së Tetovës foli kryetari i degës të Tetovës Altrim Mamuti.

Në vijim keni fjalimin e plotë:

“Të nderuar vëllezër, njëherit ju falemenderohem përzemërsisht në emrin tim personal dhe në emrin e kryetarit të partisë z.Ziadin Sela që vendosët ti bashkangjiteni rrugëtimit tonë si ASH për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve kudo qofshin ata!
Ne në pika të shkurta do doja të ju tregojmë disa nga kërkesat tona si subjekt politik që vazhdimisht i kemi kërkuar dhe do ti bëjmë realitet kur së bashku me ju të jemi pjesë e Qeverisë!
1.Fsh.Bozofcë i ka dhënë shum Tetovës, i dha dijen, lapsin dhe fletoren me themelimin e Universitetit të Tetovës me themeluesin Fadil Sulejmani që ndoshta për herë të parë e them edhe publikisht ne si subjekt politik do të kërkojmë që figurat e tilla si i ndjeri Fadil Sulejmani të përkujtohen më shpesh e pse jo se një figurë si ai e meritonë edhe një përmendore në mes të parkut të Universitetit të Tetovës. Dhe ne së bashku do të përkujdesemi që kur të jemi pjesë e qeverisë ta realizojmë një gjë të tillë!

2 ASH ka kërkuar që Kodra e Diellit ti jepet në menaxhim tetovarëve dhe malësisë ajo është e jona dhe e jona do të mbetet!
Me menaxhimin e Kodrës së Diellit nga firmat Tetovare ndryshon gjendja ekonomike e Tetovës dhe malsisë së sajë, ndërkohë që disa të punësuar nëpër hotelet e Kodrës së Diellit jan nga qytete tjera të R.V.M që realishtë pjesa dërmuese me të drejtë duhet të jenë të punësuar nga malsia e Tetovës.
Malësia jonë dikurë kishte edhe përfaqësues të saj në kongresin e manastirit, ndërsa sot infrastruktura jonë është në gjendje të mjerueshme saqë shtetit i duhet 3 vite për të na ndërtuar një urë, shqiptarëve të këtyre anëve ju mungon pothuajse gjithçka, duke filluar nga ambulanta , mirmbajtja e rrugëve ku në stinën e dimrit qarkullimi bëhet i pamundur, na mungon një mirëqënie ekonomike , punsime stabile dhe me vendim, qellimisht na kanë pamundësuar zhvillimin e turizmit malorë, duke na i marë turistët nëpër qytetet në pjesën lindore të shtetit!
Dhe kjo duhet të merr fund, e për fatin tonë të mirë fundi i gjith kësaj është në duart tona duke mos u dhënë mandat të gjithë atyre që na sollën në këtë gjendje!”, theksoi Altrim Mamuti, kryetar i degës të ASH-së – Tetovë./Albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com