Askush nuk ka guxuar t’i tregojë, i mbijetuari i vetëm i familjes Cara, sot i varroset gruaja dhe tre fëmijët

 Askush nuk ka guxuar t’i tregojë, i mbijetuari i vetëm i familjes Cara, sot i varroset gruaja dhe tre fëmijët

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku sot përcillen në banesën e fundit.

Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona. Ditën e sotme do ti jepet lamtumira e fundit në Thumanë 6 prej tyre, ndërsa nusja e njërit prej viktimave do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte damsën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

Qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që zhvillohen pranë çadra të ngritur në këtë zonë.

Albert Cara i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, ende nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur me familjen e tij. Bashkëshortja e tij Fatmira dhe tre fëmijët Almir, 29-vjeç, Erisa, 25-vjeç si edhe Hasan, 18-vjeç do varrosen sot në orën 13:00. Mësohet se Alberti ka pyetur se si janë pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, por askush nuk ka guxuar t’i tregojë se sot do ti varrosen gruaja dhe tre fëmijët.

Sot po zhvillohet ceremonia mortore e familjarëve të familjes Cara në çadrat në Thumanë, së bashku me dy anëtaret e tjera të kësaj familjeje, Sadajana dhe Anthi.

Anthi Cara, 72-vjeç është bashkëshortja e kushëririt të Albert Carës, ndërsa 21-vjeçarja Sadajana është mbesa e të moshuarës (vajza e vajzës).

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com