Atalanta tregon dhëmbët, tronditet Roma

 Atalanta tregon dhëmbët, tronditet Roma

Atalanta ka tronditur Roma-n duke fituar 2-0 në “Olimpico” përballë verdhekuqve, në një ndeshje të ekuilibruar, por që në pjesën e dytë është zhbllokuar kur Duvan Zapata, i lënë në stol për 60 minuta, është aktivizuar dhe ka realizuar me një goditje të fortë brenda zone, në një aksion model për bergamaskët.

Verdhekuqtë janë hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, por në fund, një goditje dënimi ka qenë fatale dhe me mbrojtjen e pavendosur, De Roon ka shënuar edhe golin e dytë për djemtë e Gasperinit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com