Aubameyang pezullohet për tri ndeshje

 Aubameyang pezullohet për tri ndeshje

Arsenal do të jetë pa Pierre Emerick Aubameyang për tri ndeshjet e ardhshme, pasi apeli i tyre për kartonin e kuq të sulmuesit për ndërhyrjen e bërë në ndeshjen kundër Crystal Palace, ka qenë i pasukseshëm.

Aubameyang bëri një ndërhyrje të ashpër në mesfushorin Max Meyer, në ndeshjen Arsenal – Crystal Palace.

Ai fillimisht u ndëshkua me karton të verdh, por rishqyrtimet e VAR, bën që ai të ndëshkohet me të kuq.

Aubameyang do të humbas ndeshjet që Arsenal i zhvillon me Sheffield United, Chelsea dhe Bournemouth.

“Është konfirmuar se ai do të pezullohet për tri ndeshje, kështu që ne nuk do ta kemi atë lojtarë në tri ndeshjet e ardhshme”./Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com