Avionët kundër zjarrit, s’ka pilotë – AlbMania      

Avionët kundër zjarrit, s’ka pilotë

 Avionët kundër zjarrit, s’ka pilotë

“Shteti na në dispozicion tre er-traktorë. Por, për momentin ky prapa meje është i vetmi që mund t’u përgjigjet sfidave për fikjen e zjarreve nëpër pyje”, raportoi gazetari i Alsat  Igor Stefanovski.

Edhepse në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup janë dy avionë për shuarjen e zjarrit, njëri nuk është operativ pasi pritet servisimi i rregullt. Dje në Spanjë u dërguar avioni i dytë që sipas afateve duhet të jetë gati deri kah mesi i korrikut, pas çka do të dërgohet edhe i treti. Problemi tjetër është mungesa e pilotëve të certifikuar për të drejtuar këto avionë. Që tre fluturaket të aktivizohen menjëherë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim duhet të ketë nëntë pilotë ndërsa për momentin janë vetëm tre me certifikatë.

“Për të fluturuar aeroplani, mjaftojnë tre pilotë që një aeroplan të funksionojë në mënyrë që të fikë zjarrin, ndërsa tjerët të pushojnë. Dhe kështu nga mëngjesi kur lind dielli deri në mbrëmje deri në orën 20:00 avioni do të jetë në veprim”, tha Zlatko Peshiq, teknik i avionëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Një avion i tillë mund të mbajë deri në tre tonë ujë. Vitin e kaluar ishte problem fikja e zjarreve në pyje, sepse këta avionë nuk ishin në funksion. Sa i përket investimit në mbrojtje nga zjarri, Qyteti i Shkupit për këtë vit ka reduktuar për katër herë buxhetin për automjete të reja, pajisje dhe makineri zjarrfikëse. Nëse vitin e kaluar janë investuar gati një milion e gjysmë euro, këtë vit shuma ka rënë në vetëm 367 mijë. Enti Shtetëror i Statistikave dhe Pyjet nacionale thanë se zjarret e vitit të kaluar shkaktuan 37.7 milionë euro dëme. Midis qershorit dhe shtatorit 2021, pati 142 zjarre që dogjën 11,000 hektarë pyje.  /Alsat.mk