Banorë nga Durrësi qe katër netë ende po flenë në vetura (Video) – AlbMania      

Banorë nga Durrësi qe katër netë ende po flenë në vetura (Video)

 Banorë nga Durrësi qe katër netë ende po flenë në vetura (Video)

Shumë ndërtesa në Durrës janë bërë të pabanueshme dhe shumë të tjera të frikshme për të rifilluar banimin.

Kështu disa banorë që nga dita e parë e goditjes së tërmetit po flenë në veturat e tyre, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur strehim në shtëpitë e familjarëve të tyre në qytetet e tjera të Shqipërisë që nuk janë prekur nga tërmeti.

Një nga banorët i ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme momentale.

“Prej katër netësh jemi brenda makinave sepse banesat tona janë të pasigurta. Jemi në pritje të një grupi të caktuar që bën kontrollin e pallatit që të marrim verdiktin se a është i banueshëm apo jo”.

“Të gjithë banorët e lagjes janë nëpër makina apo nëpër të afërmit e tyre. Për momentin e kemi parë të arsyeshme të rrimë këtu. Sot na është hequr pak frika sepse deri mbrëmë ka pasë goxha lëkundje, ndërsa sot kanë pushuar pak”.

Në Durrës afër 176 ndërtesa janë dëmtuar nga tërmeti.