Barcelona publikon listën e lojtarëve, rikthehen dy yjet

 Barcelona publikon listën e lojtarëve, rikthehen dy yjet

Barcelona ka publikuar listën prej 22 lojtarëve për ndeshjen ndaj Eibarit në kuadër të La Ligës.

Në ekip janë rikthyer edhe të lënduarit Umtiti e Junior Firpo, por nuk kanë marrë dritën e gjelbër nga ekipi mjekësor pasi që nuk janë 100% të gatshëm, por me gjasë, Umtiti do ta zëvendësojë Piquen.

Përveq Piques, Barcelonës do t’i mungojë edhe Ousmane Dembele./Indeksonline/