Basha i del në mbrojtje Haradinajt: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

 Basha i del në mbrojtje Haradinajt: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

Ka reaguar kreu i Pd Lulzim Basha pas lajmit se kryeministri Edi Rama i ka ngritur padi kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës”, thotë kreu i PD.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.”, mbyll ai reagimin në facebook.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com