Basha i numëron Ramës premtimet e pa mbajtura: Po vjen dita të largohesh gënjeshtar – AlbMania    
     

Basha i numëron Ramës premtimet e pa mbajtura: Po vjen dita të largohesh gënjeshtar

 Basha i numëron Ramës premtimet e pa mbajtura: Po vjen dita të largohesh gënjeshtar

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, ku pak më parë ky u fundit i ka numëruar premtimet e pa mbajtura, në lidhje me punësimet, çmimin e energjisë, së ushqimeve, etj.

Teksa zgjedhjet parlamentare po afrojnë, kreu i opozitës i thotë kryeministrit se po vjen dita “të largohesh gënjeshtar”.

Replika në Twitter:

Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve.

Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!