BBC-ja shuan 450 vende pune, synon t’i kursejë 80 milionë funte

 BBC-ja shuan 450 vende pune, synon t’i kursejë 80 milionë funte

Rreth 450 vende pune do të shuhen nga transmetuesi publik britanik, BBC, si pjesë e planit për kursimin e 80 milionë funteve deri në vitin 2022.

Në mesin e programeve që do të preken nga ky zvogëlim i numrin të punëtorëve është programi “BBC 2”, i cili do të prodhojë më pak filma.

Disa vende të punës do të shuhen edhe në programin “BBC Radio 5” dhe programin për lajmet e botës, shkruan “BBC”.

Udhëheqësja e kanalit “BBC News”, Fran Unsworth, tha se nevojitet një lëvizje ndryshe prej transmetimit tradicional dhe drejt transmetimit digjital.

Në BBC tash për tash punojnë rreth gjashtë mijë persona, përfshirë 1700 jashtë Britanisë së Madhe. Buxheti i transmetuesit pas futjes në fuqi të këtyre ndryshimeve do të jetë rreth 480 milionë funte në vit.

Gjiganti mediatik njoftoi në vitin 2016 se është i detyruar t’i kursejë 800 milionë funte, përfshirë rreth 80 milionë nga sektori i lajmeve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com