Home 10 Lajme 10 BDI dhe VMRO-DPMNE me qëndrim të njëjtë, nuk pranojnë zgjedhje të parakohshme me një njësi zgjedhore
Loading...

BDI dhe VMRO-DPMNE me qëndrim të njëjtë, nuk pranojnë zgjedhje të parakohshme me një njësi zgjedhore

BDI dhe VMRO-DPMNE e refuzojnë propozimin e LSDM-së me partitë më të vogla politike që kërkojnë një njësi zgjedhore. Kryeministri Zaev dje deklaroi se BDI duhet ta pranojë modelin me një njësi zgjedhore për shkak se opozita shqiptare do të bashkohet dhe do ta fitoj BDI-në me modelin e tanishëm zgjedhor proporcional. Në lidhje me këtë, Artan Grubi tha se BDI fare nuk mendon për një njësi zgjedhore dhe se e di çfarë është më e mirë për ta.

“Takimi i djeshëm ishte takim joformal i disa entuziastëve, ne mbetemi në përmbajtjen formale e cila diskuton për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe kjo është në suaza të Ministrisë së drejtësisë. Është absurde të diskutohet ndryshimi i modelit zgjedhor në vit kur mbahen zgjedhjet, e aq më pak 5 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaroi Artan Grubi nga BDI.

Tashmë disa muaj, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI, negociojnë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por ende nuk është arritur marrëveshje. Dje Zaev tha se nëse mbledhin 61 vota do të miratojnë Kodin Zgjedhor me ndryshimin e modelit zgjedhor për një njësi zgjedhore pa konsensus të partive politike. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, vlerëson se këtë deklaratë kryeministri me shumë gjasa do ta tërheq. Ai theksoi se në Kodin Zgjedhor duhet të vendosen edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, në të cilat pohon se nuk ka insistim për një njësi zgjedhore.

“Së pari duhet të miratohen rekomandimet e OSBE si dhe të Zyrës së BE-së dhe këtu grupet e punës tashmë janë në fazë më të avancuar. Presim sa më shpejt të miratohen të njëjtat për shkak se janë të patjetërsueshme, të mos e lëmë këtë pak para fillimit të periudhës së zgjedhjeve”, tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.

Një njësi zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa lista të hapura në zgjedhjet lokale në vitin 2021. Kjo u dakordua në takimin e djeshëm të iniciuar nga partitë më të vogla politike, ku u debatua për ndryshimin e modelit zgjedhor. Partitë e vogla politike thanë që nëse në Kodin Zgjedhor nuk parashihet që të ketë një njësi zgjedhore, atëherë ata nuk do ta votojnë ligjin./Tv21/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com