BDI në Kuvend dorëzon propozim-ligj për veting për politikanë, gjykatës dhe prokurorë

 BDI në Kuvend dorëzon propozim-ligj për veting për politikanë, gjykatës dhe prokurorë

Grupi kuvendar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvend ka dorëzuar Propozim-ligjin për veting në procedurë të përshpejtuar kuvendare.

“Ligji për themelimin e agjencisë për kontroll të bartësve të funksioneve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve parasheh zgjedhjen e një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve. Ky ligj parasheh kontrollin e të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një certifikate me informacione të plotë për secilin kandidat”, shprehen nga BDI.

Sipas tyre, me këtë hap garantohet transparencë dhe njoftime të plota për qytetarët mbi çdo kandidat bartës të funskionit para se ata të zgjidhjen dhe gjithashtu ndalohet propaganda, lajmet e rreme dhe shpifjet.

“Ftojmë të gjithë deputetët dhe partitë politike të cilat angazhohen për figura të pakompromituara në politikë, gjykata dhe prokurori që ta mbështesin këtë propozim ligj dhe ta miratojmë sa më shpejt që është e mundur”, shprehen nga BDI.