BE: Në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

 BE: Në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, me anë të një postimi në Twitter, ka shprehur solidaritetin me popullin tonë në këto ditë të vështira pas tërmetit që ka shkaktuar deri tani 40 viktima.

“Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, mendimet tona janë me popullin shqiptar dhe në veçanti me të prekurit nga tragjedia dhe familjarët e tyre. Më shumë se kurrë, Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar me popullin shqiptar”, lexohet në mesazhin e BE-së.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com