Bëhet serioze situata: Erdogan përmend fjalën luftë, paralajmëron ashpër Macronin dhe Greqinë

 Bëhet serioze situata: Erdogan përmend fjalën luftë, paralajmëron ashpër Macronin dhe Greqinë

Asnjë kërcënim nuk mund ta pengojë Turqinë të kërkojë burime natyrore në Mesdheun lindor, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën, duke përmendur se Ankaraja pret që aktorët në rajon të ndërmarrin hapa për të shuar tensionet.

“Turqia është e vendosur të kërkojë përmbushjen e të drejtave të saj në Mesdheun lindor dhe asnjë fuqi apo kërcënim kolonial nuk mund të na pengojë të kërkojmë burime të naftës dhe gazit natyror që besohet të ekzistojnë në rajon,” tha ai në një fjalim në Ankara, duke theksuar se Turqia dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë.

Dy anijet kërkimore turke janë në ujërat e Mesdheut lindor, për të cilat, përveç Turqisë, Greqia dhe Qipro gjithashtu pretendojnë të drejtën, e cila ka shprehur gatishmërinë për një angazhim të përbashkët me të gjitha vendet fqinje në mënyrë që të përcaktojë kufijtë detarë.

Nga ana tjetër, Erdogan përmendi fjalën “luftë” kur tha se “lufta e Turqisë në fronte të ndryshme nga Mesdheu Lindor deri në Libi nuk është vetëm luftë për të drejtat e vendit, por edhe për të ardhmen”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com