Bekim Tateshi: Ndryshimi do vij pikërisht nga Jabollçishti, dhe fitorja do jetë e jona – AlbMania          

Bekim Tateshi: Ndryshimi do vij pikërisht nga Jabollçishti, dhe fitorja do jetë e jona

 Bekim Tateshi: Ndryshimi do vij pikërisht nga Jabollçishti, dhe fitorja do jetë e jona

Dje ishin në takim me qytatarët e zonës 3 Dr. Bekim Tateshi njëherit bartës i listës nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa , sekretari i përgjithshëm Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe përfaqësuesi nga Alternativa Admirim Aliti vizituan banorët e Jabollçishtit Tateshi tha:

”Ne atë ditë vendosim për atë a do të shkojmë përpara apo do të kthehemi pas kjo krejt varet prej juve, ne duhet ta dimë se nuk jemi ushtri, nuk jemi armë, nuk jemi plumba , plumba për neve janë vetëm votat e juaja , atë që ju do ta rrethoni më 15 korrik ato janë plumba me të cilat ju do të na jepni vullnet ,do të na jepni forcë për të punuar ”.

Arben Taravari në mes tjerash tha: ”Ne këtë punën e kandidaturës e kemi biseduar shumë seriozisht , kryetari Sela ka menduar që unë të jem bartës i listës ne e kemi shumë të rëndësishëm këtë vend pasi unë e mora udhëheqjen e shtabit ne menduam kush do të ishte e njerëzit që përbëjnë trurin e Aleancës për Shqiptarët është edhe Bekim Tateshi, Taravari potencoi se Bekim Tateshi zhvilloj një fushatë dinjitoze dhe i njëjti është në epërsi 3-1 me kundërkandidatin e BDI-së . Doktor Bekim Tateshi tha se ndryshimi do të vij pikërisht nga Jabollçishti dhe fitorja do të jetë e jona.
Buzëqeshjen dhe shkëlqimin do ta kthejmë në çdo pjesë ku ka shqiptarë sepse ata thonë se e kanë humbur përpara syve.