Bexheti: Takimi me Musën, Izetin e Sadullën nuk ishte provokim për Artan Grubin – AlbMania    
     

Bexheti: Takimi me Musën, Izetin e Sadullën nuk ishte provokim për Artan Grubin

 Bexheti: Takimi me Musën, Izetin e Sadullën nuk ishte provokim për Artan Grubin

Janë ulur në një drekë të përbashkët Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Sadulla Duraku dhe Blerim Bexheti nga BDI-ja, shkruan gazeta LAJM. Bëhet fjalë për “katërshen e pakënaqur” të BDI-së, nga përbërja e fundit e ministrave të propozuar prej BDI-së, veçanërisht nga Artan Grubi e Bujar Osmani.

Nuk dihet nëse shkak për drekën e përbashkët është pikërisht kjo pakënaqësi dhe nëse ata po diskutojnë interpelancën e paralajmëruar kundër Grubit e Osmanit.

Pas takimit foli Blerim Bexheti, i cili tha se behet fjale per nje takim mes miqsh dhe se nuk eshte provokim per askend. Deklaraten e plote mund ta ndiqni ne videon më poshtë./GazetaLajm/

VIDEO