Bie nga pallati prej frikës nga tërmeti, vdes një person në Durrës

 Bie nga pallati prej frikës nga tërmeti, vdes një person në Durrës

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë në Durrës. Një burrë ka rënë nga objekti në ndërtim, duke gjetur vdekjen.

‘Abc News’ raporton se viktima rezulton të jetë roje i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Currilave. Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi , 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti.

Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com