Bilall a je ti bre burri ,,Besës”?! – AlbMania          

Bilall a je ti bre burri ,,Besës”?!

 Bilall a je ti bre burri ,,Besës”?!

Shkruan Lulzim Aliti

Të mbash emrin ,,Besa” dhe të thirresh në parime të burrërisë e traditës shqiptare dhe në fund të përfundosh në ,,prehërin” e Zajkos,kjo nuk është tjetër përveç se tradhëti fillimisht ndaj vehtes,ndaj kombit,ndaj familjes,ndaj gjeneratave që kanë sakrifikuar në emër të ,,besës shqiptare” dhe në fundë ndaj atij aktivistit idealistë që në temperaturë 40 gradë rrinte në pikat kufitare me kapelë të Besës duke shpërndarë ujë,pa e ditur i shkreti se Billi vlen 3 mandate deputetësh..

Por nuk është kjo arsyeja e vetme,përse Bilall Kasami nuk pranoi 3 mandate të sigurta që i ofroi Ziadin Sela në emër të bashkimit të opozitës shqiptare por shkoi dhe u rreshtua tek Zorani..
A don të thotë kjo se për Bilallin, Zorani ka më shumë vlerë se Ziadini?
Nëse nuk është kjo arsyjeja atëher Bilalli çfarë borxhi i ka Zoranit që e uli kokën dhe shkoi u rreshtua tek Ai i turpëruar e i nënçmuar,ose ndoshta vulat e partisë ishin halli dhe kostoja që duhej të paguaj Billi?
Akuzat e Bilallit ndaj Ziadin Selës për mos arritjen e marrveshjes tre-palëshe tani marrin dimension krejtë tjetër, Bilalli duhet të dalë dhe ti kërkoj falje Ziadinit e pastaj edhe të gjithë shqiptatëve që aq shumë investuan për tu arrit ky koalicion..
Por ka edhe një gjë tjetër, Bilalli që akuzonte shokët e tij për tradhëti se paskan shkuar në koalicion qeveritarë me Lsdm gjithashtu bien në ujë dhe kjo është dëshmi se Bilalli e ka pasë inati pse Ai nuk ka hyrë i pari në koalicion me Zajkon.
Më i çuditshëm është pozicioni i Fadil Zendelit i cili nuk është pjesë e strukturës së Billit, ai është strukturë e RDK-së së Rufi Osmanit.
Deputeti Zendeli kishte deklaruar publikishtë se nëse Besa koalicionon me Lsdm atëher ai do të largohet nga Besa.
Ata që e njihin Fadil Zendelin e kanë pak vështirë ta kuptojnë një gjë të këtillë sepse është një burrë i fjalës dhe i besës së vërtet,një bashkveprimtarë i Rufi Osmanit nuk mundë të bëjë një gjë të këtillë..
Sidoqoft,e mira e gjithë kësaj është se e drejta po del në sipërfaqe,tani më shqiptarët e kanë shumë të qartë se kush mbronë interesin e tyre dhe kush punon për interesa personale e grupore..
Tani më votuesi shqiptarë e ka shumë të lehtë që më 12 prill të vendosë se kujt do ja japë besimin.