Bill Gates blen jahtin 645 millionë $

 Bill Gates blen jahtin 645 millionë $

Njeriu i dytë më i pasur në botë ka blerë superjahtin luksoz, funksionimi i së cilës mundësohet tërësisht nga hidrogjeni i lëngshëm.

Besohet se Bill Gates ka paguar 645 milion dollarë me qëllim blerjen e Aqua, detajet e së cilës u zbuluan në shfaqjen e jahteve në Monako vitin e kaluar.

Jahti luksoz është 112 metra i gjatë dhe përfshin pesë kuverta të plota me hapësirë për 14 të ftuar, 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, studio për joga, një sallon bukurie, sallon masazhesh dhe pishinë në kuvertën e saj të pasme.

Por tipari i saj më mbresëlënës në anën e pasme të saj.

Dy rezervuarë me mbyllje vakumi 28-ton që ftohen në temperaturën -423F (-253C) dhe janë të mbushura me hidrogjen të lëngshëm që fuqizon anijen.

Gates, 64 vjeç, dihet që rregullisht bën pushime në superjahte, megjithatë kjo është hera e parë që ai ka blerë një të tillë. Në të kaluarën ai zakonisht merrte me qira anije gjatë udhëtimeve verore në Mesdhe.