Bisedë mes përkrahësit të BDI dhe vajzës së tij!

 Bisedë mes përkrahësit të BDI dhe vajzës së tij!

Bisedë e improvizuar mes një prindi dhe vajzës së tij

Viti 2019 ,viti parë gjimnaz

Vajza-Babi, profesoresha na ka dhënë detyrë që të shkruajmë për veset negative të personave, a mundet të më ndihmosh?

Babai-Po si jo bija ime cfarë të intereson konkretisht?
V- Cilat janë veprat dhe veprimet që një njeri nuk guxon ti vepron asnjëherë?

B- Po ka shumë por si më këqiat janë: Gënjeshtra, mashtrimet, shpifjet, manipulimi, mos mbajtja e fjalës etj etj.

V- A konsiderohen fajtorë vetëm ata që i bëjnë këto veprime apo edhe ata që ju ndihmojnë apo i përkrahin?

B- Po bija ime fajtorët kryesorë janë ata që i bëjnë këto veprime, ndërsa poashtu bashkëfajtorë janë ata që ju ndihmojnë ose i përkrahin të njejtit në forma të ndryshme.

V- Po ti babi kë bërë ndonjëherë diçka të tillë, ndonjë nga këto gabime?
B- Jo bija ime jam munduar të jem maksimalisht i kujdes’shëm dhe të ruhem nga këto vese!
V- Babi a gënjen ti?
B- Çka janë këto fjalë? Si guxon ti thuash babin tënd diçka të tillë?
V- Babi im, më vjen keq por ti sapo më gënjeve dhe po vazhdon ta bësh atë me një krenari!
B- ( me një zë të lartë) e çfarë të gënjeva?
V- Epo ja se po të tregoj tani; Ti the se të mbështesës gënjeshtarin, mashtruesin, manipulatorin, hajdutin etj je po aq fajtor sa janë edhe vet ata!
Atëherë ti ka vite e vite që ke mbështetur BDI, dhe politikanët që kanë vjedhur e janë pasuruar në korriz të popullit, ke votuar dhe ke legjitimuar politikat e tyre manipulative, i ke arsyetuar edhe kur ata nuk i kanë mbajtur premtimet dhe fjalët e tyre, dhe gjithë këtë eke bërë për një interes të vogël, ke shkel gjitha parimet etike ,e morale pa e vënë asnjëherë gishtin në kokë!

E kur të pyeta unë se a gënjen, të erdhi rëndë e dijë, por më rëndë me vjen mua që vazhdoj të ndjehem po aq fajtore kur mendoj faktin se babai im përkrah diçka të gabuar.

Babai u skuq, uli kokën u ngrit mga vendi e doli i turpëruar nga dhoma!

Të nderuar përkrahës të BDI, kjo bisedë është e improvizuar, por të jeni të bindur së një ditë do të ju ndodh edhe juve, e nuk do të keni se çfarë të ju thoni fëmijëve tuaj, andaj reflektoni sepse është shanci i fundit për ti përmirsuar gabimet e juaja, sepse një ditë do të jetë shumë vonë!

Autor Huzeir Mustafi

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com