Blerim Sejdiu pranon dhuratë portretin e të madhit Hasan Prishtina – AlbMania          

Blerim Sejdiu pranon dhuratë portretin e të madhit Hasan Prishtina

 Blerim Sejdiu pranon dhuratë  portretin e të madhit Hasan Prishtina

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu sot në zyrën e tijë pati në takim stërnipin e Hasan Prishtinës, ai njëherit ka falemderuar përzemërsisht për dhuratën të cilën ja kishte bërë, portetin e të madhit Hasan Prishtinës, Sejdiu e cilësoi si një ndër dhuratat më të bukura që ka pranuar.

”Portreti i të madhit Hasan Prishtina, tashmë edhe në Komunën e Zhelinës.

Për shumë arsye kjo dhuratë konsiderohet më e bukura që kam pranuar deri më sot!
Për asrye se mu dorëzua nga z.Memeti përndryshe stërnipi i Hasan Prishtinës, kurse e punuar nga dora e prof.Bashkim Kabashi.

Faleminderit për këtë dhuratë që pasuron Komunën e Zhelinës.