Boki 13 mbetet në burg, Apeli hodhi poshtë kërkesën e tij

 Boki 13 mbetet në burg, Apeli hodhi poshtë kërkesën e tij

Boki 13 mbetet ende në dhomat e paraburgimit në burgun e Shutkës pasi Apeli refuzoi sot kërkesën e tij për të hequr masën e paraburgimit.

Boki 13 ditë më parë kishte bërë një kërkesë pranë Gjykatës së Apelit për t’u liruar me kusht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar ditëve të fundit dhe se jeta e tij është në rrezik, por Gjykata e Apelit kërkesën e tij sot e ka hedhur poshtë me pretekstin se ai mund të arratiset nga vendi./Alsat/