Boki 13: Përmes kamerave tek prindërit e mi do ta dëshmoj se kush mer çantë me para dhe ku shkon

 Boki 13: Përmes kamerave tek prindërit e mi do ta dëshmoj se kush mer çantë me para dhe ku shkon

I akuzuari në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski, në fjalët e tij hyrëse tha se edhe përskaj gjendjes së keqe shëndetësore do të flasë para gjykatës, sepse siç tha, ka jetuar për këtë ditë për të dëshmuar pafajësinë e tij, përcjellë Zhurnal.

Ai i dha vërejtje prokurores Villma Ruskoska për fjalët e saja e cila Boki 13 e quajti një yll të vetshpallur të estradës.

“Prokurorja publike nuk është hera e parë të etiketojë, siç më quajti tani yll i vetshpallur i estradës. Nuk kam për qëllim të dëshmoj kush jam, por kjo është retorikë e turpshme. Mbi ne po bëhet një linçim publik, në rrezik është jeta ime dhe e familjes time. Po bëhet një lojë e ndyrë politike e cila përfundon në supet tona. Kjo ngjarje nga ngjarje penale u shndërrua në senzacion. Qasja brutale e prokurores vjen pas asaj deklarate për “shkundje brekësh” të gjykatësve. Kjo është kërcënim edhe për këshillin gjyqësor”, tha Jovanovski.

Ai shtoi se aq sa e ka njohur Katica Janevën, aq e ka njohur edhe Villma Ruskoskën. Boki 13 deklaroi se do të ngritë padi penale kundër organizatorët dhe ndihmësit e kësaj ngjarje dhe përmes disa kamerave në shtëpinë e prindërve të tyre do të dëshmohet se kush mer çantë me para.

“Janeva ishte mysafire nderi në 1TV, përshkak transparencës. Sa kam qëndruar në restorant me Janevën, aq kam qëndruar edhe me Ruskoskën. Do të dëshmoj për organizatorët dhe ndihmësit e kësaj ngjarje dhe do të ngritë padi penale. Kamerat nga shtëpia e prindërve të mi do të dëshmoj se kush del me çantë dhe ku shkon”, tha i akuzuari Jovanovski./Zhurnal.mk/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com