Bora dhe Donaldi ‘rikthehen’ bashkë? Ja projekti që i bëri bashkë dy ish-partnerët – AlbMania      

Bora dhe Donaldi ‘rikthehen’ bashkë? Ja projekti që i bëri bashkë dy ish-partnerët

 Bora dhe Donaldi ‘rikthehen’ bashkë? Ja projekti që i bëri bashkë dy ish-partnerët

Që nga dalja jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV’ fansat me ngulm kanë kërkuar që Donald Veshaj dhe moderatorja e njohur Bora Zemani të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit.

Ndonëse asnjëri prej tyre ende nuk ka reaguar rreth këtyre lajmeve, disa gjurmë tregojnë se dyshja kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit, madje së shpejti kanë në plan edhe të bashkëpunojnë.

Burime pranë ‘Kryefjala News’ bëjnë me dije se ata së shpejti do të sjellin një bashkëpunim muzikor pasi janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës.

Si duket, Donaldi i ka hyrë seriozisht botës muzikore ndërsa për Borën ky do të jetë një rikthim në pasionin e saj të vjetër.

Ata ende nuk kanë ndarë më publikun asnjë detaji rreth kësaj çështje dhe e gjitha kjo mbetet për tu parë.