Britaniku shkatërron Lamborghinin vetëm 20 minuta pas blerjes

 Britaniku shkatërron Lamborghinin vetëm 20 minuta pas blerjes

Një Lamborghini i porsablerë është shkatërruar vetëm 20 minuta pasi që ishte blerë, ka bërë të ditur policia britanike.

Kjo veturë luksoze sportive, që besohet të kushtojë rreth 200.000 funte, është dëmtuar në një aksident në West Yorkshire, raporton BBC.

Lamborghini është goditur nga prapa prej një furgoni, pasi që ishte ndalur në shtegun ndihmës shkaku i një “defekti mekanik”.

Ngasësi i furgonit ka pësuar lëndime në kokë, ndonëse është bërë e ditur se ato nuk janë të rënda.

Një polic ka shpërndarë fotografitë nga aksidenti, javën e kaluar, teksa ka shkruar se ndonëse “është vetëm veturë”, ai “ka mundur të qajë”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com