Buba Hasani shënon golin debutes me HJK Helsinkin

 Buba Hasani shënon golin debutes me HJK Helsinkin

Vjen goli i parë i futbollistit tetovarë në fanellën e skuadrës finlandeze, HJK Helsinki. Ferhan Hasani ka realizuar sot në triumfin 3:1 të skuadrës së tij në Kupën e Finlandës përballë IFK Mariehamn.

Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës ndeshjen e nisi nga pankina, u inkuadrua në lojë në start të pjesës së dytë (46’), ndërsa në minutën e 89-të realizoi për të mbyllur llogaritë e takimit.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Buba Hasanit me HJK Helsinkin dhe pas traversës në debutim, ja ku vjen goli i parë me fanellën e ekipit me më shumë trofe në futbollin e Finlandës./Shenja/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com