Byrnes shpreson të mbetet ambasadore në Maqedoninë e Veriut – AlbMania    
     

Byrnes shpreson të mbetet ambasadore në Maqedoninë e Veriut

 Byrnes shpreson të mbetet ambasadore në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Marie Byrnes shpreson se edhe me administratën e re do të mbetet në detyrë në vendin tonë.

Byrnes në një intervistë për media ka shfaqur shpresën se edhe pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri, Joe Biden do të vazhdoj të kryej funksionin diplomatik në vendin tonë.

“Shpresa dhe nderi imë është që të vazhdoj me shërbim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo është detyra me emirë që kam pasur në jetën time, nderi më i madh për mua dhe shpresoj se do të më lejohet që të vazhdoj edhe më tej ta kryej këtë funksion. Mendoj se gjatë vitit 2021 do të ketë shumë mundësi, do të ketë shumë sfida, por dhe mundësi”.

“Shpresoj se këtu mund të përparoj, në kuptim të shfrytëzimit të partneritetit tonë strategjik, për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve”, tha Byrnes.