Cançev: 120 mijë bullgarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut

 Cançev: 120 mijë bullgarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut

“Bullgaria e shpiku këtë problem, dhe nuk mund t’ju shpjegoj ku qëndron problemi, pasi bëhet fjalë për problem qesharak”.

Kështu kryeministri Zoran Zaev para dy ditëve e përshkroi problemin, por me këtë nuk pajtohet Bullgaria.

“Bëhet fjalë për konfuzion në opinionin publik të vendeve evropiane lidhur me këtë problem. Bëhet fjalë edhe për konfuzion në opinionin publik në RMV. Problemi mes Bullgarisë dhe RMV-së është i qartë. RMV nënshkruan marrëveshje të cilat, është evidente se nuk e ka ndërmend t’i zbatojë”, tha Dimitar Cançev – përfaqësues i Bullgarisë në BE.

Përfaqësuesi i Bullgarisë në BE, për radion kombëtare bullgare thotë se problemi është serioz dhe se sjellja e tillë nuk mund të lejohet.

“Nëse qëndrimi i Bullgarisë është qesharak apo jo… nuk mund të kuptoj se çfarë është qesharake në pozicionin tonë? Ajo që Goce Dellçevi, Dame Gruevi, Vëllezërit Milladinovci janë bullgarë të cilët kanë shkruar kënga popullore në gjuhë bullgare, ajo që Car Samoili është bullgar, ose ajo që 2 milionë bullgarë janë trashëgues të bullgarëve të Maqedonisë? Mbi 120.000 qytetarët të RMV-së janë bullgarë të cilët vazhdojë të keqtrajtohen sepse janë bullgarë”, shtoi më tej Cançev.

Kryeministri sheh shpresë në Qeverinë e re të Bullgarisë. Paralajmëroi edhe takime me homologun e tij bullgar, Stefan Jançev.

“Qeveria Bullgare e pozicionuar teknikisht në këtë mënyrë, i ka të gjitha të drejtat kushtetuese për të marrë vendime. Unë besoj se ata mund ta lëvizin Maqedoninë e Veriut drejt evropianizimit së bashku me Shqipërinë dhe t’i hapin konferencat e para ndërqeveritare për ne, për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë”, deklaroi Zaevi.

Nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë, thonë se vendi i tyre mbetet i hapur për dialog dhe bashkëpunim me Maqedoninë, por se kjo Qeveri nuk ka kompetenca për ta ndryshuar qëndrimin.

“Ne e shfrytëzojmë momentin për ta rikujtuar deklaratën e ministrit Stoev që e dha kur e mori detyrën se shteti bullgar mbetet i hapur për dialog, por në të njëjtën kohë Qeveria teknike nuk ka kompetencë për ta ndryshuar pozicionin e Bullgarisë, i cili është miratuar me konsensus nga ana e të gjitha partive politike në Parlament”, thonë nga MPJ-ja e Bullgarisë.

Nuk ndryshojnë qëndrimet e vendit – se nuk do të negociohet për identitetin dhe gjuhën, kurse pas fjalimit të këtillë, kryeministri sot ishte shpërblyer me duartrokitje.