Capital T: Nuk ka nevojë më, do mbani përgjegjësi për keqpërdorimin e ndihmave

 Capital T: Nuk ka nevojë më, do mbani përgjegjësi për keqpërdorimin e ndihmave

Këngëtari, Capital T është një prej artistëve më aktiv sa i përket mbledhjes së ndihmave për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Reperi i njohur ka ngritur një qendër ku ka grumbulluar ndihma për t’i dërguar më pas drejt vendit tonë.

Të shumtë kanë qënë personat që kanë vepruar si Trimi, çka ka sjellë edhe plotësimin e kuotave në depot e menaxhuara nga shteti. Ky fakt e ka shtyrë Capital T që të dal në një njoftim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se tani nuk nevojiten më ndihma.

Ndërsa i bën thirrje personave që duan të kontribuojnë që të shkojnë dhe t’i dërgojnë individualisht pranë personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Apel, s’ka më. Nevojë për ndihma në depot shtetërore që thuhet se edhe po keqpërdoren, sepse të gjitha depot që mbledhin ushqim e veshmbathje që kontrollohen nga shteti janë të stërmbushura. Dhe sipas informacioneve që kam nuk po shpërndahen te njerëzit në nevojë por po ruhen për qëllime të tjera. Tani ndihmat i bëni direkt nëpër fshatrat e prekura ku keni mundësi ndërsa keqpërdorimet që po bëhen le t’i mbajnë në ndërgjegjet e tyre ata që po i bëjnë sepse gjithçka zbulohet shumë shpejt”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçari.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com