Carmelo Anthony nuk luan sonte kundër Lakers – arsyeja lidhet me vdekjen e Kobe Bryant

 Carmelo Anthony nuk luan sonte kundër Lakers – arsyeja lidhet me vdekjen e Kobe Bryant

Ylli i Portland Trail Blazers, Carmelo Anthony nuk do të paraqitet sonte në ndeshjen kundër Los Angeles Lakers.

Lakers do të jenë nikoqirët e Portland me fillim nga ora 04:30(sipas kohës sonë lokale), në ndeshjen që do të jetë e para për Lakers, pas vdekjes së Kobe Bryant.

Sipas raportimeve të Shams Charania, Carmelo Anthony nuk do të luajë sonte, pasi është akoma i thyer nga vdekja e Kobe.

Kobe kishte humbur jetën në një aksident me helikopter, ku në total humbën jetën nëntë persona, përfshirë edhe vajzën e Kobe.

Sipas disa raportimeve, ‘Black Mamba’ i kishte premtuar Melos se do të ishte sonte në ‘Staples’, për ta parë ndeshjen nga afër, dhe kjo është një arsye shtesë pse Melo nuk do të luajë sonte.