Carovska: Gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me të njëjtin model arsimor – AlbMania    
     

Carovska: Gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me të njëjtin model arsimor

 Carovska: Gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me të njëjtin model arsimor

Në gjysmëvjetorin e parë sfida më e madhe ishte ajo se si mësimdhënësit do të përballen me mësimin online. Por kjo sfidë u tejkalua dhe gjysmëvjetorin e dytë do ta vazhdojmë me modelin hibrid: online dhe me prezencë fizike me ndjekjen e orëve nëpërmjet televizionit”.

Këtë e tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila foli për procesin arsimor në gjysmëvjetorin e dytë, i cili do të fillojë të enjten.

“Ajo që është shembull pozitiv nuk duhet ta ndryshojmë dhe mendoj se gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me modelin e kombinuar, dhe këtë vit shkollor do ta përfundojmë me sukses”, tha Carovska për “Klan Macedonia”.

Ajo tha se sipas përllogaritjeve që janë bërë, mbi 90 përqind e nxënësve me sukses e kanë ndjekur mësimin online.

Carovska tha se janë regjistruar më pak se 1 përqind raste me COVID-19 tek mësuesit dhe nxënësit.