Cassano: Ibra është sulmuesi i tretë më i mirë në botë – AlbMania          

Cassano: Ibra është sulmuesi i tretë më i mirë në botë

 Cassano: Ibra është sulmuesi i tretë më i mirë në botë

Antonio Cassano e ka renditur sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic si sulmuesin e tretë më të mirë në botë në historinë e futbollit.

Ish-sulmuesi i Interit ka folur LIVE në një lidhje me Christian Vierin në Instagram rreth këtij edicioni garues të kampionatit italian Serie-A.

“Më pëlqen shumë Atalanta edhe pse kamë një përshtypje që po iu mbarona karburanti, por ende mendoj se ata do të jenë befasia e këtij edicioni.”, tha fillimisht Cassano.

“Sa i përkët Zlatan Ibrahimoviçit, unë mendoj se ai është sulmuesi i tretë më i mirë në historinë e futbollit pas Ronaldos (fenomenit) dhe Van Bastenit. “, deklaroi Cassano.