Çfarë i premtoi Talat Xhaferi delegacionit nga Çeçenia?! – AlbMania      

Çfarë i premtoi Talat Xhaferi delegacionit nga Çeçenia?!

 Çfarë i premtoi Talat Xhaferi delegacionit nga Çeçenia?!

Depueti i VMRO-DPMNE-së , Antonio Miloshoski në profilin e tij në facebook ka pyetur Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin se çfarë u premtoi delegacionit nga Çeçenia e cila drejtohej nga Abdul-Wyed Niyazov një vit më parë, vizita e tyre paksa e çuditshme Kuvendin e Maqedonisë si dhe pa njoftime për mediat, transmeton AlbMania.

Postimi i plotë:

Një vizitë e çuditshme në Kuvendin e Maqedonisë ka ndodhur më 10 korrik 2021, kur Talat Xhaferi, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, priti në takim një delegacion nga Republika Çeçene ruse. Delegacioni çeçen drejtohej nga Abdul-Wyed Niyazov, një kukull e Kremlinit në Qendrën Kulturore Islame, një ish-deputet i Dumës dhe themelues i Shoqatës Myslimane në Mbështetje të Presidentit Putin. Edhe pse kryeparlamentari zakonisht informon mediat për çdo takim me mysafirë të huaj, Talat Xhaferi këtë herë ka vendosur të tregohet diskret dhe të mos tregojë se çfarë ka folur dhe nëse i ka premtuar ndonjë gjë të ftuarit kontrovers.

Mysafirët nga Çeçenia vizituan edhe Tetovën ku u njoftuan se me komunën janë marrë vesh për ndërtimin e parkut dhe monumentit të Ahmad Kadyrov, kryetarit të parë të Ch.R. dhe mbajtës i Urdhrit të Heroit të Rusisë. Ahmad Kadyrov është babai i kreut aktual despotik të Republikës çeçene, Ramazan Kadyrov, i cili me trupat e tij ndihmon me zell presidentin rus në pushtimin e Ukrainës, duke kryer shpeshherë operacionet më brutale.

Një gala drekë është organizuar për nder të “të përkëdhelurve” të Putinit nga Republika Çeçene në hotelin elitar Bushi në Shkup, por nuk ka të dhëna nëse fatura është paguar nga buxheti i Kuvendit apo nga dikush tjetër. Në web faqen e Kuvendit nuk ka asnjë informacion për këtë ngjarje, por fatmirësisht ka raportime të detajuara në Agjencitë e Sigurisë, ka përfunduar deputeti Miloshoski./AlbMania.info/

Më posht keni postimin origjinal në gjuhën maqedone të deputetit Antonia Miloshoski: