Chelsea i ofron kontratë pesëvjeçare sulmuesit shqiptar

 Chelsea i ofron kontratë pesëvjeçare sulmuesit shqiptar

Chelsea është duke përgatitur kontratë të re për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

Mediat britanike kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me sulmuesin për vazhdimin e kontratës.

Londinezët thuhet se i kanë ofruar kontratë pesëvjeçare që do ta mbante atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2026.

Broja ishte i huazuar edicionin që lamë pas te skuadra holandeze, Vittese me të cilin ekip arriti të shënoi 11 gola.

Sulmuesi i talentuar shqiptar është rikthyer te Chelsea me të cilin ekip ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.