Cili profesion është më fitimprurës në Maqedoni?!

 Cili profesion është më fitimprurës në Maqedoni?!

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, për muajin gusht të këtij viti paga mesatare është 25.157 denarë.

Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare e sektorit të programimit në gusht ka qenë 63.870 denarë që e bën sektorin më fitimprurës në Maqedoni. Më pas vjen sektori i transportit ajror që është 41.337 denarë.

Pas këtyre dy sektorëve me pagë mesatare prej 46.384 denarë është sektori i komunikimeve dhe informacioneve dhe me 41.223 denarë është sektori i financave dhe sigurimeve.

Paga mesatare në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, sipas ESHS-së, ka rritje prej 3.8%.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com