CiVil Media: Aleanca për Shqiptarët mbështet listat e hapura por jo edhe një njësi zgjedhore

 CiVil Media: Aleanca për Shqiptarët mbështet listat e hapura por jo edhe një njësi zgjedhore

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga tha se partia i mbështet listat e hapura, por jo edhe një njësi zgjedhore.

“Ne jemi kundër një njësie zgjedhore. Duhet të ketë të paktën 8 e ndoshta edhe 10 njësi zgjedhore. Sipas Ligjit për ndarje territoriale të vitit 2009, ne, pavarësisht nga obligimi ynë, duhet të jemi proporcionalisht të përfaqësuar”, tha Lloga në Konferencën për Reformë Zgjedhore të CIVIL.

Aleanca për Shqiptarët, tha Lloga, është e hapur për të diskutuar të gjitha modelet zgjedhore dhe konsideron se modeli aktual është i paqëndrueshëm.

“Ne mendojmë se jo të gjitha njësitë janë të përfaqësuara. Ndërhyrjet e tjera në Kodin Zgjedhor, kur pragu prej 3% është ngritur në 5%, vetëm se e rrisin disproporcionin ”, tha ai.

Një problem me sistemin e tanishëm zgjedhor, sipas Llogës, paraqet votimi i diasporës, njësitë zgjedhore të së cilës ishin fiasko. Ata morën një të katërtën e financimit dhe nuk pati dobi.

“Nuk është e saktë se sistemi me një njësi zgjedhore dhe pushteti lokal krijon përfaqësim lokal, sepse pushteti vendor nuk ka juridiksion mbi, për shembull, tokën bujqësore ose pyjet”, thotë Lloga.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com