Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

 Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot vendosi çmime të reja të derivateve të naftës.

Nga sonte në mesnatë çmimi i benzinës do të shitet më lirë për gjysmë denari, ndërkaq çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar.

Euro Super Bs-95 do të shitet për 68 denarë për litër ndërsa Euro Super Bs-98 do të shitet për 70 denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit do të mbes i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 62 denarë.

Për 0.004 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS, dhe çmimi i ri do të jetë 33,344 denarë për litër.

KRER-ja e miratoi vendimin për uljen e çmimit me pakicë për derivatet e naftës, që në mesatare kap vlerën prej 0.09 përqind, mbi bazë të çmimeve të derivate dhe kursit të denarit në raport me dollarin gjatë shtatë ditëve të kaluara./Tv21/