Çmimin Nobel për paqe e fiton kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed

 Çmimin Nobel për paqe e fiton kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, është fitues i çmimit Nobel për paqe për këtë vit.

43-vjeçari Ahmed u nderua më këtë çmim për rolin e tij në arritjen e paqes në Etiopi dhe për iniciativën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë fqinje.

Abiy Ahmed vlerësohet kështu për kontribut të jashtëzakonshëm në përfundimin e më shumë se 20 viteve të konfliktit në kontinentin afrikan.

Vitin e shkuar, me çmim Nobel për Paqe u nderuan Denis Mukwege dhe Nadia Murad, për shkak të kontributit të tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës.

Zyra e kryeministrit të Etiopisë e ka komentuar këtë në Twitter, thënë se janë “krenar si shtet” për këtë aritje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com