Covid-19, për tre ditë në RMV regjistrohen 176 raste të reja – AlbMania      

Covid-19, për tre ditë në RMV regjistrohen 176 raste të reja

 Covid-19, për tre ditë në RMV regjistrohen 176 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në tre ditet e fundit nga 13 e deri më 15 Maj, janë regjistruar 176 raste të reja me COVID-19. Gjatë kësaj periudhe shënohen edhe dy viktima dhe 275 pacientë të shëruar.

Për momentin shënohen 533 raste aktive me COVID-19 kurse në nëntë qytete të vendit nuk ka asnjë rast aktiv.

Ndryshe, që nga fillimi I epidemisë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 310.859 infektime, mbi 301 mijë të shëruar dhe 9.291 viktima si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. /KlanMacedonia