Covid-19 shënon viktimën e parë nga ‘bluzat e bardha’, ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së Arjan Pushi

 Covid-19 shënon viktimën e parë nga ‘bluzat e bardha’, ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së Arjan Pushi

Ndërron jetë mjeku Arjan Pushi. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e ka dhënë kolegu i tij, Bernard Progini, i cili ka sqaruar se edhe pas përpjekjeve të mjekëve, Pushi nuk ka mundur që të mbijetojë. Ndërron jetë mjeku i parë nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë hematologu, Arjan Pushi, i cili u vu sot në intubim, (frymëmarrje të drejtuar).

Deri më tani nuk ka detaje nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e tij nga jeta dhe nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e ka dhënë kolegu i tij, Bernard Progini, i cili ka sqaruar se edhe pas përpjekjeve të mjekëve, Pushi nuk ka mundur që të mbijetojë.

“Prof.Dr Arjan Pushi, hematolog në departamentin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas një intubimi të gjatë në reaminacionin e infektivit duke luftuar me jetën ndaj COVID-19, u dorëzua! U dorëzua, një mjeshtër i madh i punës që ndër vite dhe një kontribut madhështor në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevave tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht, breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u preftë në paqe. Ngushëllime familjarëve!,”-shkruan Berdard Progni.Ndërkohë Pushi është personi i dytë që ndërron jetë nga stafi i ekipit mjekësor, pasi para tij ka ndërruar jetë edhe punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 58, ndërsa me dy vdekjet e fundit “shifra” shkon në 60. Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 64 raste të reja me COVID-19 dhe harta është zgjeruar në 14 qytete. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com