Dafina Zeqiri ofendon rëndë Ali Ahmetin: A ki Zot ti, a ki Allah? Ohh çoma lokacionin! – AlbMania          

Dafina Zeqiri ofendon rëndë Ali Ahmetin: A ki Zot ti, a ki Allah? Ohh çoma lokacionin!

 Dafina Zeqiri ofendon rëndë Ali Ahmetin: A ki Zot ti, a ki Allah? Ohh çoma lokacionin!

Partia e dale nga lufta në Maqedoni, BDI-ja me kryetar Ali Ahmetin, ka zgjedhur shprehjen #HajdeKnej si sllogan për zgjedhjet e 2020-tës.

Kjo gjë nuk I ka pëlqyer fare Dafina Zeqirit e cila para shumë kohësh publikoi këngën Hajde Ma Knej, e që tani e akuzon Ali Ahmetin dhe partinë e tij për plagjiaturë.

Sipas burimeve të Kungullit, Dafina ka tentuar që të kontaktoj me Ahmetin në telefon, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

Pavarësisht kësaj, Dafina si shenjë revolte i ka lënë një porosi në telefon: A ki more ti Zot, a ki Allah?!

Por pasi që Ahmeti e ka injoruar, insistimi i Dafinës për të kontaktuar me të ka vazhduar edhe më shumë duke e rritur kështu numrin e ofendimeve dhe kërcënimeve drejtuar Ali Ahmetit “Ohhh qoma lokacioniiiiin” ka përfunduar Dafinë.

Sipas burimeve të sigurta, Ahmeti me të dëgjuar këtë bisedë, vetë me veti ka thënë: T’vraftë Zoti more Zoti të vraftë jarabi! Çka me bo unë tash, a t’i dal trenit përpara?!/Kungulli.com/