Dalin detaje të reja, autobusi i aksidentuar në Kroaci ishte nisur nga ky shtet për Kosovë – AlbMania    
     

Dalin detaje të reja, autobusi i aksidentuar në Kroaci ishte nisur nga ky shtet për Kosovë

 Dalin detaje të reja, autobusi i aksidentuar në Kroaci ishte nisur nga ky shtet për Kosovë

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe rreth 30 u lënduan si pasojë e një aksidenti me autobusë me targa të Kosovës, në Slavonski Brod, në Kroaci.

Siç raporton media kroate jutarnji.hr, përcjell Bota sot, autobusi i aksidentuar ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë.

Aksidenti ndodhi në autostradën A3 pranë Slavonski Brod të dielën në mëngjes, njoftoi policia kroate.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar trafiku dhe automjetet raportohet se po lëvizin në rrugët alternative.

Ministri Beros dhe kreu i Trutit të Mbrojtjes Civile do të shkojnë në vendin e tragjedisë.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galić, dha një deklaratë nga vendi i aksidentit:

“Në orën 6:22 të mëngjesit, Departamenti i Policisë Brod-Posavina mori një raport se një autobus ishte aksidentuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar.

Disa njerëz u vdiqën dhe rreth 30 u dërguan në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion pasi të ketë përfunduar hetimi”, tha Galic.

Ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa njerëz u vranë, por në kohën e dhënies së një deklarate nga Administrata e Policisë ata thanë se të paktën dhjetë njerëz kishin vdekur./Botasot/