Dauti: Propozim-buxheti, i orientuar për blerjen e votave

 Dauti: Propozim-buxheti, i orientuar për blerjen e votave

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se propozim-buxheti për vitin 2020 është i orientuar për blerjen e votave në periudhën parazgjedhore.

Dauti thekson se buxheti për vitin 2020 si i tillë, njësoj si ai i vitit 2019, do të pëson rishikim menjëherë pas zgjedhjeve.

“Ky është një buxhet zgjedhor, një buxhet i orientuar drejt shpenzimeve, një buxhet i orientuar drejt punësimit, në rritje të pensioneve, për të cilat nuk jemi kundër, por ne mendojmë se ato duhet të rriten edhe më tepër, sepse me të vërtetë qytetarët kanë nevojë për paga dhe pensione më të larta, si dhe për vende pune, gjë që ju takon qytetarëve, megjithatë një orientim i tillë buxhetor në këtë fazë u jep përshtypjen qytetarëve se po bëhet një buxhet që është i orientuar drejt tyre, kurse realisht, Qeveria po e orienton ka vetvetja, për blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme”-theksoi Dauti./Alsat-M/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com