De Biasi ribashkohet me yllin e Kombëtares shqiptare në Serie A

 De Biasi ribashkohet me yllin e Kombëtares shqiptare në Serie A

Gianni de Biasi nuk ka marrë asnjë ekip që pas largimit nga Deportivo Alaves në Spanjë. Emri i tij është shfaqur në shumë skuadra dhe kombëtare të ndryshme, por në fund marrëveshjet nuk janë arritur kurrë.

Sky Sport shkruan së fundmi se ish-trajneri i Shqipërisë shihet si favorit për marrjen e drejtimit të SPAL-it. Ekipi ku luan shqiptari Etrit Berisha humbi në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Sassuolos dhe Semplici është në rrezik.

Ai mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit dhe një prej emrave që përmendet për ta zëvendësuar është pikërisht trajneri italian. De Biasi mund të afrohet në skuadër për të marrë drejtimin e një ekipi që duket i mbytur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com