Debat i ashpër në KSHZ për Dibrën, Lloga ia mbyll gojën Kondarkos, i cili u turpërua dhe nuk iu përgjigj pyetjes – AlbMania          

Debat i ashpër në KSHZ për Dibrën, Lloga ia mbyll gojën Kondarkos, i cili u turpërua dhe nuk iu përgjigj pyetjes

 Debat i ashpër në KSHZ për Dibrën, Lloga ia mbyll gojën Kondarkos, i cili u turpërua dhe nuk iu përgjigj pyetjes

Diskutime të ashpra u bënë mbrëmë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në lidhje me ankesën e Opozitës Shqiptare për një vendvotim në Dibër, ku ka pasur shkelje të Kodit Zgjedhor. Krenar Lloga, anëtar i KSHZ-së, kundërshtoi ashpër anëtarin tjetër, Boris Kondarko si dhe zëvendëskryetaren e KSHZ-së nga BDI, Ditmire Shehu, të cilët ishin kundër ankesës.

Lloga mbrojti qëndrimin se votimi në njësinë 543 në Dibër duhet të ripërsëritet sepse ka shkelje të Nenit 117 nga Kodi Zgjedhor, pasi procesverbali nuk ishte nënshkruar nga shumica e anëtarëve të komisionit siç e parasheh ligji, por vetëm nga njëri anëtar. Përveç kësaj sipas diskutimit të Llogës, u vu në pah edhe një detaj tjetër, ku në të njëjtin vendvotim edhepse ishte shkarkuar kryetari i komisionit, i njëjti kishte vazhduar të qëndrojë në vendvotim deri në fund, përcjell in7.

Kundër Llogës doli Boris Kondarko, i cili arsyetonte nevojën se në Dibër nuk ka nevojë për rivotim edhe pse i vetëdijshëm për shkeljet.

Këtij arsyetimi, Lloga iu kundërpërgjigj me pyetje për Kondarkon.

“Ju si anëtar me përvojë në KSHZ, na tregoni se çka duhet të përmbajë një procesverbal, që të quhet i vlefshëm”, pyeti Lloga.

Por kësaj pyetjeje, Kondarko nuk iu përgjigj, pasi duhej të citonte Kodin Zgjedhor ku qartë tregohet se peocesverbali në vendvotimin 543 në Dibër nuk është i vlefshëm.

Krenar Lloga kërkoi shkarkimin e komisionerëve në vendvktimin 543 si dhe të Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër, pasi sipas tij kjo është shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor dhe përbën skandal të madh zgjedhor./in7.tv/

Diskutimi në fjalë ps minutës 25: