Dëmet që shkaktoi tërmeti në Durrës dhe Tiranë (Video)

 Dëmet që shkaktoi tërmeti në Durrës dhe Tiranë (Video)

Tërmeti që ka goditur sot Durrësin dhe Tiranën ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në disa video që ka siguruar Klan Kosova shihet gjendja pas këtij tërmeti.

Në Durrës në një market kanë rënë thuajse të gjitha sendet nga raftet, ndërsa në Tiranë shihet se një pjesë e ndërtesës është shkëputur dhe ka rënë në tokë duke dëmtuar edhe veturat.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 me epiqendër në detin Adriatik, ndërsa tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë.

Ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar në Shqipëri.

Shemsi Mustafa nga Instituti Seizmik i Kosovës ka thënë për klankosova.tv se në Kosovë këto lëkundje nuk janë ndie.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com