Departamenti i SHBA-ve: Jemi të zhgënjyer nga Këshilli i Evropës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë në rrugën e tyre euroatlantike

 Departamenti i SHBA-ve: Jemi të zhgënjyer nga Këshilli i Evropës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë në rrugën e tyre euroatlantike

Nëpërmjet një njoftimi të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) thuhet se “SHBA-të mbështesin aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrim transatlantik dhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

Nga DASH thonë se janë të zhgënjyer nga Këshilli i Evropës i cili nuk njohu reformat e forta të secilit vend dhe nuk nisi bisedimet për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën.

“Vendimi pozitiv do të riafrimonte kredibilitetin e BE-së dhe do të shtynte prapa aktorët e jashtëm që kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne kuptojmë se Këshilli Evropian nuk tha ‘jo’ as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut dhe as vendosi kushte të reja për hapjen e negociatave”, thonë nga Departamenti i SHBA-ve duke shtuar se po shpresojnë se Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për vendim pozitiv për të dy vendet në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në maj të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtojnë nga DASH, do të mbesin partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në luftën sundim të ligjit, zhvillimin e ekonomive dhe luftën kundër korrupsionit.

“Inkurajojmë të dyja vendet të qëndrojnë të palëkundura në ndërtimin e një shoqëria transparente, të bazuar në rregulla dhe shoqëri demokratike. SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë për të çuar para qëllimet që kanë të bëjnë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në fund të njoftimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com